Komiteti i Barazisë Gjinore (KBGJ) kërkon nga qeverisja lokale që të financojë ndërtimin e një monumenti në Gjilan me qëllim që të nderohet kontributi i gruas kosovare në shtetndërtim.
Ndërkaq, shoqëria civile kundërshton kërkesën, ngase, sipas saj, duhet të kursehet buxheti dhe të alokohen mjetet për projekte të rëndësishme për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qeverisja lokale vetëm për një vit ka shpenzuar rreth 55 mijë euro për ndërtimin e busteve dhe shtatoreve, të cilat janë vendosur në qytet. Mirëpo për KBGJ-së çështja e financimit duhet të jetë brengë e Komunës e cila sipas tij ka financuar edhe ndërtimin e busteve dhe shtatoreve të cilat janë të vendosura në qendër të qytetit.
Gjylshene Berisha, anëtare e KBGJ-së thotë se kanë pasur takime me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, ku edhe i kanë parashtruar kërkesën e tyre. Thotë se kryetari kishte përkrahur kërkesën, mirëpo procesi për këtë projekt është në pikën zero./Feim Azemi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjilani do të bëhet me Monumentin e Gruas dhe të Gurbetqarit
-
Shtatëdhjetë mijë euro për ngritjen e dy shtatoreve
-
Në Gjilan kërkohet favorizim i grave ndërmarrëse në ndarjen e granteve
-
Gjilani do të ketë monument që paraqet kontributin e grave në periudha të ndryshme
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë