Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjilani do të bëhet me Monumentin e Gruas dhe të Gurbetqarit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ndër të tjera, ka bërë sot shpalljen publike të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Monumentin e Gruas, i inicuar nga gratë deputete dhe gratë këshilltare komunale, për çka Komuna e Gjilanit në shenjë respekti, ka ndarë edhe çmimin “Heroina e Qytetit”.

“Ky monument është për ta respektuar, vlerësuar dhe çmuar aktivitetin e gruas në gjitha periudhat e historisë së qytetit tonë. Monumenti i dytë është i “Gurbetqarit”, që është po ashtu në respekt për punën, solidaritetin, mbështetjen, pjesëmarrjen dhe ndërtimin e ëndrrës sonë, që e bënë baballarët tanë. Njëkohësisht, në 6 vende të ndryshme të qytetit do të bëhet vendosja e skulpturave, punimeve dhe veprave artistike që identifikojnë dhe i japin pamje Gjilanit, që do të udhëhiqet nga ekipi profesional prej Deniza Limanit, Bekim Bajramit, Erson Zymberit dhe Bekim Korça, që bëjnë përshkrimin dhe gjetjen e vendeve për to”, ka thënë kryetari në fjalën e tij.

Aktiviteti i dytë i prezantuar nga kryetari Haziri, është faza e dytë e bulevardit të qytetit, ku do të hapet konkurs për pamjen dhe prioritetet në largimin e ndërtesave të vjetra.

Artikuj të ngjashëm