Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar të premten gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën gjeneral brigade si dhe emërimin e tyre në detyra të reja.
Me gradën gjeneral brigade janë graduar Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.
Halili është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, Haliti është emëruar shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Lladrovci është emëruar komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, gjeneralët e sapograduar dhanë betimin para Haxhiut.
Artikuj të ngjashëm
-
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
-
Komandantja e re supreme diskuton për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
-
Betohen 10 anëtarë të KQZ-së, për të 11-in ende nuk është vendosur
-
“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional...” - Presidenca shkruan komunikatë me inteligjencë artificiale
-
Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza