Zyrtarët komunalë të Graçanicës i kanë ftuar qytetarët e kësaj komune që të aplikojnë për kartën sociale, për një periudhë trevjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas një njoftimi, thuhet se aplikimi bëhet për ndarjen e banesave sociale, materialit ndërtimor dhe rikonstruktimin e njësive të reja të banimit.
“Komuna e Graçanicës shpalli thirrjen publike për kartën sociale të banimit për një periudhë trevjeçare. Të drejtën për të konkurruar për ndarjen e banesave në Llapnasellë dhe Gushtericën e Poshtme, për ndarjen e materialit ndërtimor dhe ndërtimin dhe rikonstruktimin e njësive të reja të banimit gëzojnë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e parashikuara”, thuhet në këtë njoftim të Komunës së Graçanicës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Graçanica ndërton gjashtë shtëpi për raste sociale
-
Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për disa prona të Graçanicës që i dha në shfrytëzim
-
Policia po e kërkon këtë person nga Graçanica
-
Policia në kërkim të një gruaje që dyshohet për vjedhje
-
Gashi: Komuna e Graçanicës i diskriminon banorët shqiptarë, s’u jep leje ndërtimi