Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se mocioni është e drejtë kushtetuese, dhe si të tillë, LDK e merr me qetësinë më të madhe duke pasur parasysh faktet nga ato që i tha vetë kryeministri Isa Mustafa.
“Kemi pasur një kryeministër të koalicionit që prezantoi faktet të cilat flasin për punën e bërë. Është normale të mos pajtohen me ato të arritura, si opozita, ashtu edhe disa deputetë të pozitës”, tha Beqiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e udhëhequr nga Mustafa është më e suksesshmja që nga paslufta në Kosovë, edhe përkundër problemeve dhe pengesave jashtëzakonisht të mëdha, si në kuvend ashtu edhe jashtë tij”, u shpreh ai.
“Ne si GP, mbesim të përkushtuar që të punojmë në të mirë të interesave të vendit”, deklaroi shefi i GP të LDK-së.
GP i LDK-së voton kundër mocionit të mosbesimit
Shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se janë kundër mocionit të mosbesimit dhe si të tillë do të votojnë kundër.
“...sepse nuk mund të qeveriset vendi me 30 deputetë”, u shpreh Beqiri.