Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gordy: Vuçiqi e Kurti janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë kompromis

Profesori i University College London dhe eksperti për Evropën Juglindore, Eric Gordy, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë kompromis në negociatat e filluara për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe uljen e tensioneve.

Gordy për propozimin e njohur si franko-gjerman, ka thënë se është i mirë për të ecur përpara.

“Ai dokument është i mirë si model për të ecur përpara. Është i ngjashëm me modelin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, kështu që Serbia e Kosova nuk duhet ta njohin pavarësinë e njëra-tjetrës, por duhet të bien dakord që të mos e sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo nuk është zgjidhje afatgjate, po ju kujtoj se nuk ishte as për Gjermaninë, por sigurisht është më mirë sesa përshkallëzimi periodik. Pavarësisht se çfarë thonë Aleksandar Vuçiq e Albin Kurti, të dy janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë një kompromis. BE-ja është e gatshme t’i shikojë Vuçiqit ndër gishta e të mos kërkojë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, përderisa ai premton se nuk do të krijojë probleme. Është e pazakontë që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtrohet tash si çështje, ndonëse është dakorduar më herët. Mendoj se është e qartë se Serbia përfundimisht duhet të bëjë një kompromis dhe të vendosë një lloj sundimi të së drejtës në veri të Kosovës. Kosova tash një kohë e ka mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, me përjashtim të kohës kur Donald Trump ishte president, ndaj pushteti kosovar në ballë me Kurtin çmon e nuk ka pse të bëjë kompromise me Serbinë”, tha Gordy.

Gordy është pyetur pse Bashkimi Evropian ka pritur aq gjatë për t’i bërë presion Vuçiqit.

“Përgjigja më e shkurtër – për shkak të Ukrainës. BE-ja e ka kuptuar se duhet të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet, domethënë konfliktet, në mënyrë që të mund t’i rezistojë Rusisë”, tha Gordy.

Edhe Kurti: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të përballet me krimet që ka kryer Arbëri Kurti: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të përballet me krimet që ka kryer

Gordy ka folur edhe për marrëdhëniet aktuale në Ballkan. Ai ka thënë se nuk është shumë optimist se shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e BE-së.

“Mendoj se është më realiste që shtetet e rajonit të kenë një marrëdhënie të përafërt me BE-në sesa t’i bashkohen asaj”, tha Gordy.