Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian.
Borrelli ka thënë se palët kanë treguar gatishmëri për të vazhduar me implementimin e marrëveshjeve.
“Fokusi i takimit ishte diskutimi në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është një zhvillim i rëndësishëm pasi që nga vera e kaluar, ne kemi qenë të përfshirë në menaxhim të krizave, duke u fokusuar vetëm në kriza: një krizë pas tjetrës, duke tentuar të kontrollojmë tensionet në terren. Tash po dalim nga faza e menaxhimit të krizave dhe po shohim për një zgjidhje të strukturuar të normalizimit. Ky propozim – që e kemi diskutuar sot – e quajmë ‘propozimi i Bashkimit Evropian’ pasi është përkrahur nga 27 shtetet anëtare në nivelin më të lartë në takimin e fundit të Këshillit Evropian. Është propozim i aprovuar nga Këshilli Evropian: 27 shtete anëtare e përkrahën”, tha Borrell. “Dua të them se ishte e para që iu prezantua palëve që nga shtatori i kaluar. Që nga atëherë, jemi angazhuar në diplomaci fluturuese intenzive. Që nga shtatori i kaluar, kur u paraqit së pari propozimi, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, udhëtoi në rajon, ka udhëtuar 10 herë në Prishtinë e tetë herë në Beograd. Kemi pasur diskutime intensive në formate të ndryshme; të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti sot janë pajtuar që më nuk ka nevojë për diskutime për propozimi e BE-së – propozim që ka titullin: ‘Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë’. Dhe, pasi dy liderët janë pajtuar se nuk duhen më tepër diskutime, testi i marrëveshjes do të publikohet e BE-së".
Borrell ka folur për përfitimet e marrëveshjes. Ai tha se përfitojnë qytetarët e dy vendeve.
“Kjo është marrëveshje, mbi të gjitha, për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Nuk është për Bashkimin Evropian: është për Kosovën dhe Serbinë. Bën të mundur që njerëzit të luftojnë lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur pasaportat e tyre – të njohura në mënyrë të ndërsjellë – letërnjoftimet dhe targat. Bën të mundur që njerëzit të studiojnë dhe punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre apo se ku janë marrë ato do të bëhen çështje. Marrëveshja mund të sjellë mundësi të reja ekonomike nëpërmjet rritjes së asistiencës financiare, nëpërmjet bashkëpunimit biznesore, dhe nëpërmjet investimeve të reja në Kosovë e Serbi. Ofron mundësi më të mira punësimi për të gjithë në Kosovë dhe Serbi pa burokraci të panevojshme. Dhe po ashtu nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat që duhen për import dhe eksport nuk do të jenë më çështje. Për serbët në Kosovë, nënkupton më tepër siguri, qartësi dhe parashikueshmëri – kur vjen te mbrojtja dhe të drejtat në Kosovë – përfshirë Kishën Ortodokse Serbe dhe objektet e trashëgimisë kulturure e fetare serbe. Më tepër siguri e qartësi. Shpresoj që baza do të jetë bazë e mirë për të ndërtuar besimin dhe për të tejkaluar trashëgimin e të kaluarës. Një besim shumë të nevojshëm. Palët kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes. Ne kemi një histori të gjatë të marrëveshjeve që nuk janë implementuar deri më tash. Palët kanë shprehur gatishmëri që, me këtë marrëveshje, të vazhdojnë shpejtë me implementimin. Por, negociata të mëtutjeshme duhet të përcaktojnë modalitetet specifike të implementimit të dispozitave. E përsërisë, palët kanë shprehur gatishmërinë të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes, por duhet diskutime të mëtutjeshme për të përcaktuar modalitetet specifike të implementimit të dispozitave të marrëveshjes. Nënkupton se diplomacia fluturuese do të vazhdojë, dhe kam aranzhuar një takim tjetër mes dy liderëve në mars, me synim për të finalizuar diskutimet për aneksin e implementimit – që do të jetë udhërrëfyes i fazës së implementimit të marrëveshjes. Aneksi i implementimit është pjesë kyçe e marrëveshjes, dhe ende nuk është finalizuar".
Sipas tij ky propozim është mbi të gjitha për qytetarët e të dyja vendeve.
Edhe
Borrell: Palët ta pranojnë Planin evropian, është koha që të përfundojë
“Dua të them se BE-ja i ka kujtuar palët për obligimet për të implementuar gjitha marrëveshjet e kaluara në dialog, që mbesin valide dhe obliguese. Në ndërkohë, deri në mes të marsit, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të duhet të shkojë sërish në Kosovë e Serbi t’i vizitojë, për të vazhduar diskutimin e sotëm, dhe të bëjë përgatitjet për takimin e radhës së nivelit të lartë. Ne presim që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë proces. Po ashtu është shumë pozitive të them se dyja palët janë pajtuar të frenohen nga veprimet e pakoordinuara që mund të çojë te tensione të reja në terren dhe të vonojë këto negociata. Shpresoj se do të ndodhë ashtu dhe se nuk do të ketë veprime të pakoordinuara që do të rrezikonin vazhdimin e punës që është në progres. Marrëveshja do të sjellë marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë në një bazë të re të qëndrueshme, dhe dialogun e ndihmuar nga BE-ja në një trajketore duke shikuar para drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse – pa së cilën asnjëra palë nuk mund të realizojë të ardhmen evropiane. I përgëzoj dyja palët për angazhimin dhe në të njëjtën kohë, duhet më tepër punë, për të siguruar se ajo që është pranuar sot nga palët të implementohet. Është me rëndësi pajtimi, por është më me rëndësi implementimi i asaj që është dakorduar. Dhe kjo është gjëja që ende duhet të finalizohet”, tha Borrell.