Gjykata Themelore e Prishtinës bashkë me dy degët e saj në Podujevë dhe Graçanicë nuk ka arritur t’i zgjidhë as gjysmën e lëndëve, që i ka pasur në punë gjatë vitit 2018. Sipas raportit vjetor, të cilin ia ka dërguar gazetës ky institucion, shihet se nga 132 mijë e 183 sa i ka pasur gjithsej lëndë në punë gjatë vitit të kaluar, ka arritur t’i zgjidhë 42 mijë e 697. Ndërsa i kanë mbetur edhe 89 mijë e 486 lëndë të pazgjidhura. Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe për lëndët që janë parashkruar gjatë vitit 2018, por për këtë Gjykata nuk ka kthyer përgjigje, ndërkohë që këto të dhëna nuk figurojnë as në raport.
80 mijë lëndë të pazgjidhura në Prishtinë
Gjykata Themelore e Prishtinës, në fillim të vitit 2018, i ka pasur 92.773 lëndë të pazgjidhura. Ndërkohë që i ka pranuar në punë gjatë vitit edhe 21.220 lëndë të tjera. Gjithsej lëndë në punë i ka pasur 113.993 lëndë. Prej tyre për periudhën raportuese (vitit 2018) ka arritur t’i zgjidhë 33.502 lëndë, ndërsa i kanë mbetur të pazgjidhura edhe 80.403 lëndë deri në fund të periudhës raportuese, dhe po ashtu 88 të tjera janë bartur në kompetencë brenda gjykate, shkruan sot Koha Ditore.
Më së shumti lëndë në punë, në periudhën raportuese, kjo gjykatë i ka pasur për kundërvajtje, gjithsej 29.083, prej të cilave 16.350 ka arritur t’i zgjidhë, ndërsa i kanë mbetur edhe 12.733. Pastaj lëndë penale të shkallës së parë (DP) 20.440, ku vetëm 5.383 i ka zgjidhur, të tjerat i kanë mbetur të pakryera; lëndë civile të shkallës së parë 18.256, prej të cilave 14.872 nuk i ka zgjidhur, përmbarim i vendimit sipas dokumentit autentik 17.547, ku vetëm 1.320 i ka kryer gjatë vitit 2018.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës
-
Afër 87 mijë lëndë të papërfunduara në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mbi 40 mijë vetëm në civile
-
Nga 77 mijë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjidhur vetëm 17 mijë lëndë
-
Themelorja në Ferizaj thotë të ketë zgjidhur mbi 9 mijë lëndë, prej tyre 3.560 penale
-
Afro 24 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën e Prizrenit