Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afër 87 mijë lëndë të papërfunduara në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mbi 40 mijë vetëm në civile

Efikasiteti i Gjykatës Themelore në Prishtinë së bashku me degët e saj, ka qenë 72.25%, krahasuar me tremujorin e parë që ka qenë 82.45%, ka bërë të ditur kryetarja e kësaj gjykate, Albina Shabani- Rama.

Këto të dhëna, kryetarja i bëri të ditura të enjten, në takimin e 294-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për punën e Gjykatës Supreme në tremujorin e dytë (prill–qershor) për vitin 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas saj, statistikat tregojnë rënie të efikasitetit, mirëpo nëse shikohet në bazë të numrave, në tremujorin e dytë ka pasur rritje për 619 lëndë të kryera, mirëpo sipas saj, ka pasur numër të madh të shtimit të lëndëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, bashkë me degët e saj ka trashëguar 82 mijë e 832 lëndë dhe janë evidentuar ose janë pranuar gjatë këtij tremujori të dytë edhe 11 mijë e 996 lëndë të reja, gjithsej kanë përfunduar 8 mijë e 667 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara edhe 86 mijë e 964 lëndë”, ka treguar Shabani-Ramaj.

Sipas saj, ajo që është evidente në këtë numër të lëndëve është se mbi gjysma e tyre, që është mbi 40 mijë, janë lëndë të natyrës civile.

Edhe Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës Arbëri Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Kryetarja Shabani- Rama ka thënë se të gjitha degët janë të ngarkuara, trendi i rritjes së lëndëve si në Prishtinë ashtu edhe në degët tjera është i madh.

“Gjykata e Prishtinës ka pranuar 4 mijë e 587 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 3 mijë e 184, Podujeva ka pranuar 733 lëndë, ka zgjidhur 487 lëndë, Graçanica ka pranuar 96 lëndë, dhe ka zgjidhur 102 lëndë, dega e Lipjanit, 554 lëndë të arritura dhe të zgjidhura 312, dega e Gllogovcit 713 lëndë, 296 lëndë të zgjidhura”, ka raportuar kryetarja.

Ajo theksoi se në disa degë kanë pasur ngecje të zgjidhjeve të lëndëve, kjo sipas saj, për shkak të mungesë së gjyqtarëve, ndonëse janë pranuar gjyqtarë të rinj, por të njëjtit janë duke ndjekur trajnime në Akademinë e Drejtësisë dhe për këtë ata funksionojnë shumë pak.

Shabani-Ramaj, tregoi se kanë pasur 80 gjyqtarë, prej tyre 76 aktiv, pasi katër të tjerë ishin në pushim për shkaqe shëndetësore, ndërsa një gjyqtar ishte i suspenduar.

“Gjendja është përkeqësua edhe më shumë në muajin korrik pasi janë larguar edhe 5 gjyqtarë. Kjo ka bo që të kemi lëvizje të mëdha të lëndëve, janë mbi 20 mijë lëndë që janë ricaktuar”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se një gjyqtar në civile është i ngarkuar prej 1 mijë e 400 deri në 1 mijë e 600 lëndë. Në penale të përgjithshme prej 1200-1400 lëndë. E ngarkesë sipas saj ka edhe Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti Special e Administrativja, ku tha se ka rritje të numrit të lëndëve dhe zvogëlim të gjyqtarëve.

“Lëndët e korrupsionit, në tremujorin e dytë, Departamenti Special ka trashëguar 22 lëndë të korrupsionit, ka pranuar 4, ka zgjidhur 2 dhe në punë i kanë edhe 24 lëndë. Raste të krimit të organizuar, janë trashëguar 12 është pranuar 1 dhe në punë janë gjithsej 13 lëndë. Krime të rënda, ka trashëguar 165 lëndë të natyrës korruptive, ka pranuar 3 raste, ka zgjidhur 10 raste dhe në punë ka edhe 158 lëndë. Krimi i organizuar, ka trashëguar 28, është zgjidhur një, në punë 27 lëndë”, bëri të ditur kryetarja.

Sa i përket zgjidhjes së lëndëve të natyrës civile, ajo ka thënë se anë shfrytëzuar të gjitha mundësitë sa i përket lëndëve për shujta, paga jubilare dhe përcjellëse, lëndë që lindin nga natyra e kontratave kolektive qendrore dhe lokale.

“Është rrite zgjidhja e këtyre lëndëve, është vendos prej gjyqtarëve se aty ku plotësohen kushtet, këto lëndë të zgjidhen jashtë seancave gjyqësore. Është duke u punu edhe më lëndë të zyrtarëve policorë që janë një numër evident”, ka treguar ajo.

Edhe Prokuroria e Prishtinës ankohet për mungesë prokurorësh: Janë 46 nga 79 sa duhej të ishin Arbëri Prokuroria e Prishtinës ankohet për mungesë prokurorësh: Janë 46 nga 79 sa duhej të ishin

Ndër të tjera, ajo ka thënë se në aspektin e ekzekutimeve janë trashëguar 2 mijë 434 lëndë, janë pranuar 554, të reja dhe 770 janë ekzekutuar.

“122 lëndë janë ekzekutur me burg efektiv, 47 lëndë janë parashkruar, 10 prej tyre që janë parashkruar kanë qenë me burg efektiv dhe 37 lëndë, me dënim me gjobe të shndërruar më burg.”, ka shtuar tutje kryetarja.

Kryetarja Shabani- Rama ka theksuar se kanë pasur stagnime në civile pasi nuk kanë ditur se si të ekzekutohen disa lëndë të inspektoratit të punë, mirëpo tani kanë marrë një vendim unik që hap mundësinë për ekzekutimin e këtyre lëndëve, meqë rast tregoi se janë pranuar 824 lëndë dhe 386 janë ekzekutuar.

Sa i përket ekzekutimit të kundërvajtjeve ajo tregoi se janë trashëguar 3 mijë e 376 lëndë, janë pranuar 572, ku janë ekzekutuar 606 prej tyre, 306 me gjobë dhe 300 lëndë janë parashkruar.

Në zyrën e ndërmjetësimit, janë referuar 131 lëndë, 108 lëndë kanë përfunduar, 97 penale, dhe 35 civile kurse 14 prej tyre kanë dështuar të përfundojnë. Për këtë, kryetarja tha se nuk është kënaqur me procedurën e ndërmjetësimit.

Gjykata Themelore e Prishtinës, sipas kryetares ka arritur të regjistrojë lëndët për asgjësim nga viti 2008 deri të viti 2012.

“Për vitin 2008 numri i lëndëve për asgjësim është 23 mijë e 547, në vitin 2009 janë 26 mijë e 641 lëndë, në 2010 janë regjistruar 29 mijë e 638 lëndë, për vitin pasues 30 mijë e 884 lëndë, gjithsej janë regjistruar 110 mijë e 710 lëndë”, ka thënë kryetarja duke shtuar se janë ndarë vendimet për skenim dhe vendosjes në SMIL, regjistrimi është i ruajtur në mënyre elektronike dhe fizike dhe janë të gatshme për asgjësim nga KGJK.

Ajo ka shtuar se për vitin 2012 janë regjistruar edhe 34 mijë e 525 lëndë, ndërsa pritet të vazhdohet për vitet tjera.

Edhe Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh LAJMET E MBRËMJES Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh

Numrin e lartë të kërkesave për caktimin e masës së paraburgimit dhe masave tjera të sigurisë, kryetarja tha se po i trajtojnë me kohë, teksa shtoi se ka pasur edhe rritje të kërkesave për bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti në Departamentin Special dhe atë të Krimeve të Rënda. Kjo sipas saj, nuk po evidentohet askund mirëpo që po ju merr shumë kohë gjyqtarëve, edhe pse tha se këto kërkesa po i kryejnë me prioritet sipas ligjit.

Në mesin e shumë të dhënave që kryetarja paraqiti, ajo përmendi se kur kishte ardhë në krye të kësaj gjykate ka pasur shumë lëndë që lidhen me integritetin seksual, për çka ndër veprimet e para të saj ishte shtimi i një gjyqtari në Departamentin për të Mitur./BetimipërDrejtësi