Me rritje efikasiteti e ka përmbyllur vitin Gjykata Themelore e Prishtinës, por vitin e ri do ta nisë me numër të madh të lëndëve.
Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyqi, theksoi se pavarësisht mungesave në staf, kanë pasur një trend pozitiv në zgjidhje të lëndëve.
Sipas raportit statistikor të vitit 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe degët e saj kanë pasur në punë 281.90 lëndë, raporton KTV. Kanë pranuar lëndë të reja 120.156 lëndë, kurse kanë arritur t’i përfundojnë 149.529 lëndë.
Në përqindje, sipas Bytyqit, lëndët e vjetra janë reduktuar me 24.45 %, ndërsa në Gjykatën me numrin më të madh të lëndëve në vend, aktualisht presin për t’u zgjidhur edhe një numër i madh i rasteve të natyrës së korrupsionit.
-
Themelorja e Prishtinës në proces për t’i zgjidhur 186 lëndë për korrupsion
-
Gjysma e lëndëve mbesin të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës
-
Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës
-
Afër 87 mijë lëndë të papërfunduara në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mbi 40 mijë vetëm në civile
-
Gjykata Themelore në Prishtinë tani me raporte mujore online për lëndët e kryera