Gjykatat në Kosovë planifikohet të pajisen me kompetencën për të suspenduar, e madje edhe për të shkarkuar zyrtarë publikë që janë në procedurë ose që dënohen për vepra penale të ndërlidhura me abuzimin me detyrën zyrtare. E tillë rrethanë do të krijohet nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo politikë është bërë e ditur, në një draft të një Koncept-dokumenti për suspendimin dhe largimin nga puna të zyrtarëve publikë. Aty theksohet se masat e reja do të aplikohen ndaj atyre që konsumojnë vepra penale të korrupsionit apo keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
E, nëpërmjet masës së suspendimit, synohet të parandalohet keqpërdorimi i mëtutjeshëm i autoritetit dhe njëkohësisht të mos u lihet mundësia zyrtarëve të ndikojnë në prova, element i cili konsiderohet të jetë kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Iniciativa e Ministrisë së Drejtësisë mund të keqpërdoret për hakmarrje politike”
-
GLPS-ja bën thirrje që ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese
-
Me tri rregullore, synohet disiplinimi i administratës
-
Dy zyrtarët e arrestuar të Gjykatës dyshohen se kanë penguar ekzekutimin e sanksioneve penale
-
Ndalesë deri në 50 për qind të pagës për nëpunësit e padisiplinuar