Nga janari i vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës, përmes ndryshimeve në Kodin Penal, synon që të suspendojë dhe të largojë nga puna zyrtarët e akuzuar apo të dënuar për vepra të korrupsionit dhe shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Në koncept-dokumentin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashihet që të përfshihen dy paragrafë në nenin 65 dhe 66 të Kodit Penal.
Kjo nismë e qeverisë po kritikohet nga juristët. Ehat Miftaraj thotë se me këto ndryshime të propozuara do të krijohet mundësia që prokurorët dhe gjyqtarët të keqpërdorin ngritje të aktakuzave hakmarrëse, për shkak të funksionimit të brishtë të sistemit të drejtësisë.
Miftaraj thotë se për suspendimin e zyrtarëve publikë për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, duhet të krijohet ligj i veçantë.
Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se këtë dokument të qeverisë, Vetëvendosje do ta kundërshtojë kur të sillet në Kuvend. Të mërkurën, qeveria ka miratuar këtë nismë të saj.
Edhe
Tahiri paralajmëron suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me aktakuza
Por, në kabinetin e qeverisë Haradinaj, ka disa zyrtarë me aktakuza të ngritura nga Prokuroria.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do të ketë kompromis për asnjë zyrtar publik të akuzuar apo dënuar për korrupsion, duke përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë.