Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykatat dhe prokuroritë po e shqyrtojnë mundësinë që ta nisin punën

Lehtësimi i masave të lëvizjes nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që edhe sistemi i drejtësisë ta shqyrtojë mundësinë që të nisë punën në gjykata dhe Prokurori.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se brenda javës pritet të merret një vendim nëse gjykatat e prokuroritë duhet t’i kthehen punës me kapacitet të plotë.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë se puna duhet të nisë në pajtim me masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Reduktimi i punës në trajtimin e lëndëve vetëm të natyrës urgjente, sipas Haxhiut, ka bërë që numri i lëndëve në gjykata të rritet, derisa sipas saj do të kërkohet angazhim më i madh i prokurorëve dhe gjykatësve për zgjidhjen e tyre, raporton KOHA.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Qoqaj, përmes telefonit i ka thënë KOHËS se ata janë duke zhvilluar takime dhe pritet edhe një mbledhje e Këshillit për të vendosur që gjykatat t’i rikthehen punës.

Edhe Gjykatat e prokuroritë me kapacitete të reduktuara, ka të infektuar Arbëri Gjykatat e prokuroritë me kapacitete të reduktuara, ka të infektuar

E derisa Gjykata Themelore në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjeve të KTV lidhur me numrin e lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura gjatë kohës së pandemisë kjo gjykatë përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër aktiveve të reduktuar ka vazhduar punën duke kryer rastet urgjente dhe lëndët e rregullta.

Që nga 16 marsi deri më 30 prill kjo gjykatë ka përfunduar 925 lëndë.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se për shkak të kapaciteteve të limituara e ka pasur të pamundur të ofrojë të dhëna për numrin e lëndëve të pranuara.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë se përkundër faktit që ata kanë punuar me staf të reduktuar, Prokuroria ka pranuar lëndë dhe i ka trajtuar ato.

“Meqenëse në këtë kohë po veprojmë me kapacitete minimale, është e pamundur t'ju sigurojmë statistika lidhur me lëndët e pranuara gjatë kësaj periudhe. Përkundër situatës së krijuar nga pandemia, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ani pse ka punuar me staf të reduktuar, ka pranuar lëndë normalisht për trajtimin e tyre të mëtejmë, si dhe do të vazhdojë të veprojë në bazë të vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë ajo.

Por avokatët thonë se përveç trajtimit të ankesave, hetimet në rastet e tjera stagnuan.

KOHA ka kontaktuar edhe me kryesuesin e Këshilli Prokurorial i Kosovës Bahri Hysenin i cili ka thënë se nga kjo e hënë kanë marrë vendim që të shtojnë kapacitetin e punës për 30 % në të gjithë prokuroritë dhe se sipas puna deri më tani nuk është ndalur në asnjë prokurori.

Edhe Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagon BE-ja Arbëri Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagon BE-ja

Më 15 mars, Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte marrë vendim për reduktimin e punës në gjykata duke punuar vetëm stafi administrativ me kujdestari.

Gjatë kësaj kohe, gjykatat kanë trajtuar masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, masat e paraburgimit dhe rastet e dhunës në familje.