Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Kushtetuese kalon në duar të vendorëve

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur 3 gjyqtarët e kushtetueses, institucion ky që nga 15 qershori kishte mbetur pa kuorum.

Por deri te kjo pikë erdhi pas shumë përplasjesh mes pushtetit e opozitës, raporton KTV.

Kjo pikë ishte e 14 me radhë në rendin e ditës e me propozim të PDK-së doli si pika parë e që hasi në kundërshtime.

Fillimisht propozimi i LDK-së nuk mori votat e deputetëve çka qoj edhe në një pauzë 15 minutëshe që LDK-ja e quajti pauzë të presionit.

Me ardhjen e Kadri Veselit në sallë, votat u bën dhe kjo pikë doli e para.

Në mesin e 6 kandidatëve, Remzije Istrefi-Peci ka arritur t'i marrë 83 vota të deputetëve dhe ishte e vetmja që kaloj në rundin e parë.

Votimi u përsërit për katër kandidat të tjerë Nexhmi Rexhepin Safet Hoxhën, Shkëmb Manajn e Vigan Qorrollin, ndërsa nga gara u largua Emrush Kastrati, meqë ka marrë më së paku vota nga të gjithë kandidatët.

Edhe Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses Arbëri 3 muaj më parë Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses

Në rrethin e dytë të votimit me më së shumti vota dolën Nazmi Rexhepi e Safet Hoxha duke u plotësuar kështu numri i gjyqtarëve në kushtetuese, derisa pritet dekretimi nga presidenti.

Ndërsa, deputetët kanë votuar për rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për heqjen e kontrolleve kufitare për mërgimtarët.

Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 – 15 shtator 2018.