Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjedhën tre gjyqtarët e Kushtetueses

14:42 - Deputetët e Kuvendit të Kosovës në raundin e dytë kanë zgjedhur Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, derisa, në raundin e parë është zgjedhur Remzie Istrefi-Pecin.

Seanca aktualisht është në pauzë deri në orën 16:00.


Remzije Istrefi-Peci zgjedhet gjyqtare e Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Remzije Istrefi-Pecin si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo mori 83 vota të deputetëve. Ndërsa, në garë për raundin e dytë mbesin Nexhmi Rexhepi, Vigan Qorrolli, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj. Kurse, Emrush Kastrati është larguar nga gara, pasi ka fituar 8 vota.

Artikuj të ngjashëm