Për 3 ulëse në Gjykatën Kushtetuese, 6 kandidatë pritet të votohen këtë javë në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Më 22 qershor, Komisioni i ka rekomanduar Kuvendit emrat që janë duke u risjellë në votim, pasi asnjëri nga ta nuk kishte marrë votat e mjaftueshme më 19 maj. Kushtetuesja, që nga 15 qershori mbeti pa kuorum dhe rrjedhimisht nuk do të mund të nxjerrë asnjë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Kuvendin e Kosovës, më 18 maj, ishin votuar dy gjyqtarë nga radhët e pakicave, Radomir Llaban e Bajram Latifi, por ata ende nuk janë dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi.
Ambasadorë të vendeve të ndryshme, si edhe zyra e BE-së kanë bërë thirrje që kandidatët e zgjedhur të jenë apolitikë e të ndershëm.