Gjykata Themelore në Prishtinë thotë ta ketë marrë me vonesë kërkesën nga Prokuroria për paraburgim ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës derisa po bëhej gati votimi për Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.
Zyra për Media e Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka thënë KTV-së se kërkesa ka ardhur në fund të orarit të punës.
Sipas kësaj Zyre, Gjykata nesër do të vendosë për orën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtojë këtë kërkesë të Prokurorisë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Kohën Ditore zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutifu.
Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë deputetët e VV-së të arrestuar të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.
-
Prokuroria kërkon paraburgim për deputetët e VV-së
-
Shtyhet seanca fillestare ndaj anëtarëve të VV-së për gazin në Kuvend
-
Apeli refuzon kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e deputetëve të VV-së
-
Pas lirimit deputetët që hodhën gaz lotsjellës kthehen në Kuvend, priten me duartrokitje
-
Avokati i Sveçlës: Presim nga gjykata që deputetët të mbrohen në liri të plotë