Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e gjen të ligjshme ndërtimin e të HEC-eve në Valbonë

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e banorëve për të anuluar ndërtimin e HEC-eve në Valbonë. Sipas Gjykatës ndërtimi i tyre në Valbonë është i ligjshëm, transmeton Shekulli.

Reagimi i banorëve

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga shkurti i vitit të kaluar, banorët e mbështetur nga grupe mjedisore dhe artistë kanë protestuar kundër vendimeve për të ndërtuar hidrocentrale në lumë, të cilat qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013. Ata thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës së Alpeve Shqiptare.

Padia i kërkon gjykatës të anulojë kontratat për dy hidrocentralet që janë në proces ndërtimi në atë që përcaktohet si park kombëtar. “I kërkojmë gjykatës të anulojë kontratën e koncensionit dhe lejen mjedisore, lejen e ndërtimit dhe lejen e përdorimit të rezervave ujore,” shkruan deklarata e banorëve.

Ata thonë se procedurat që Ministria e Industrisë, Ministria e Mjedisit dhe agjenci të tjera shtetërore kanë ndjekur kanë çuar në dhënie lejesh që janë shkelur në mënyrë flagrante.

“Në kundërshtim me ligjin e zonave të mbrojtura, institucionet e mësipërme kanë miratuar një projekt madhor ndërtimi në një zonë të mbrojtur turistike dhe mjedisore. Ata kanë dhënë gjithashtu leje pa konsultim publik paraprak. Këto shkelin jo vetëm kushtetutën dhe ligjet e vendit, por edhe Konventën e Aarhusit, ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000,” shkruhet në padi.

Konventa i jep njerëzve të drejtën të kenë lehtësisht informacion, të marrin pjesë efektivisht në vendimmarrjet e çështjeve mjedisore.

Park Kombëtar

Lugina e Valbonës me një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh është shpallur Park Kombëtar që në vitin 1996 dhe çdo vit vizitohet nga qindra turistë. E gjithë krahina ka investuar në aktivitete lidhur me turizmin, prej të cilit sigurojnë të ardhurat për të jetuar. Pak kohë më parë, qeveria dha me koncesion ndërtimin e 11 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit.