Gjykata e Apelit në Bruksel ka shfuqizuar aktgjykimin në të cilin Andrija Draskoviq u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e Enver Hadrit në vitin 1990 në Bruksel, ka thënë për Tanjug avokati i tij, Veljko Delibasiq.
Gjykata pranoi apelin e mbrojtjes për të shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka urdhëruar rigjykim.

“Novosti” shkruan se vendim i njëjtë supozohet të jetë marrë edhe për Veselin Vukotiq dhe Bozhidar Spasiq, të cilët gjithashtu janë dënuar nën akuzën e njëjtë me Drashkoviq.
Familja e aktivistit të vrarë shqiptar nga Kosova, Enver Hadri, pas vendimit për aktgjykimin e gjykatës belge muaj më parë, e cila për vrasjen e Hadrit i dënoi me burg të përjetshëm ish-serbët e UDB-së, Bozhidar Spasiqin dhe kriminelët Andrija Drashkoviq dhe Veselin Vukotiq, patën thënë se është fitore e madhe e drejtësisë.
Enver Hadri u vra në vitin 1990 në Belgjikë. Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut dhe angazhohej fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.
-
Të enjten nis rishqyrtimi i dënimit të vrasësve të Enver Hadrit
-
Avokati i familjes: Gjashtë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Hadrit u vranë në Beograd rreth të 2000-tave
-
Burgim i përjetshëm për vrasësit e Enver Hadrit
-
Kurti: Serbia duhet t’i dorëzojë vrasësit e Enver Hadrit
-
Konfirmohet fajësia e vrasësve të Enver Hadrit