Gjykata e Apelit vazhdon të ketë në sirtar të saj lëndë të pazgjidhura që nga viti 2014.
Por, zyrtarë të saj e kanë vlerësuar të suksesshëm 6-mujorin e punës së këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata kishte rreth 20 mijë e 700 lëndë të pazgjidhura, përfshirë ato të pranuara gjatë këtij viti, dhe ka arritur deri tash t’i shqyrtojë 8 mijë e 712 lëndë.
Por, më i lartë është numri i rasteve që nuk janë zgjidhur nga kjo gjykatë, përkatësisht rreth 12 mijë sosh.
Shala ka shtuar se janë duke punuar që lëndët e para 5 vjetëve të zgjidhen më së largu deri në nëntor të këtij viti e që të tilla janë 1,300, të viteve 2014 e 2015.
Kryetari i Gjykatës së Apelit ka treguar se këto raste janë kryesisht të natyrës civile dhe se në lëmi tjera nuk ka zvarritje.