Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot, para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, se njohja reciproke Serbi-Kosovë ‘nuk do të jetë kurrë në agjendë’.
"Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale të qytetarëve në Kosovë, por njohja e ndërsjellë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në agjendë", ka thënë Gjuriq.
Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po ‘përhap lajme të rreme me qëllim të minimit të përpjekjeve për të vazhduar dialogun’.
"Hoti mund, si më parë, të mbajë vetëm monologë mbi atë temë, por nuk do të ketë dialog për këtë", ka shtuar Gjuriq duke iu referuar mundësisë së njohjes reciproke në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Ai shtoi më tej se Serbia, "për shkak të provokimeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës dhe informacionit të rremë për përmbajtjen dhe qëllimet e dialogut, do t'i kërkojë Bashkimit Evropian, si një ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat”.
-
Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: S’ka marrëveshje pa njohje reciproke
-
Gjuriq: Asnjëherë nuk do të bisedohet për njohje të Kosovës
-
Hoti: Kosovën e ruajt Zoti, se zot shtëpie s’ka momentalisht
-
Hoti: Takimi i sotëm për targat e kthen Kosovën në dialog teknik
-
Hoti mohon të ketë marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve të saj në Kosovë