Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me qëllim po e mashtron publikun.
Sipas Gjuriqit, Hoti po e mashtron publikon vendas para së gjithash, por edhe atë ndërkombëtar.
Sipas tij në Bruksel jo vetëm të enjten, por asnjëherë nuk do të flitet për marrëveshje për njohje të pavarësisë së Kosovës.
“Hoti për njohje të pavarësisë së Kosovës mund vetëm të ëndërrojë. Çdo ditë është më larg prej saj. Ai dhe Isa Mustafa mund ta njohin vetëm njëri-tjetrin”, ka thënë Gjuriq përmes një deklarate, raporton “b92.net” të hënën.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjuriq: Kurrë s’do të ketë njohje të ndërsjellë, Hoti po përhap lajme të rreme
-
Gjuriq: Thaçi e Hoti do të kthehen nga Washingtoni pa njohje
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Gjuriq: Kemi befasi për çështjen e Kosovës
-
Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën