Marko Gjuriq vazhdon avazin e vjetër, duke provokuar e nxitur zemërimin e shtetasve të Republikës së Kosovës sa herë e përmend a i referohet asaj. Kështu ndodhi edhe sot, në Ditën e Minatorëve, me ç’rast ai i uroi xehetarët e “Trepçës”, sigurisht jo ata shqiptarë.
Xehetar-Metalurgjik – Kimik “Trepça” është resurs strategjik, i cili me dekada jep kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Krahinës sonë jugore, por edhe për përparimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Republikës së Serbisë”, është shprehur Marko Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën (në Qeverinë e Serbisë), duke uruar Ditën e Minatorëve, bëri të ditur kjo Zyrë përmes një komunikate, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Kosova “disponon bukuri natyrore dhe pasuri natyrore, ku bëjnë pjesë gjithsesi edhe pasuritë tona natyrore”, transmeton Koha.net fjalët e Gjuriqit.
Këto resurse mund dhe duhet t’i shfrytëzojmë me punë të zellshme dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë jetën e secilit individ dhe të shoqërisë në tërësi. Xehetarët kanë dëshmuar se këtë e dinë dhe e bëjnë, është shprehur ai.
Shënimi i sivjetshëm i Ditës së Minatorëve ndodh në momentin kur si shtet dhe si popull po kalojmë ditë të vështira dhe vendimtare. Jemi dëshmitarë sfidash e kërcënimesh konstante, të cilat ndër të tjera, lidhen edhe me sistemin energjetik në Kosovë. Në saje të politikës shtetërore të urët, me unitet dhe harmoni, duhet dhe mundemi të mbrojmë atë që është e jona dhe të mbrojmë themelet e ekzistencës dhe të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”, ka vlerësuar Gjuriq, transmeton Koha.net.
-
Hoxha – Gjuriqit: Të lihen retorikat e panevojshme, njohja e Kosovës kontribut për paqen
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim
-
Gjuriq: Kurti dëshiron t’i largojë serbët nga shtëpitë, po dëmton trashëgiminë e paqes së Trumpit
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe
-
Serbia synon t’i sfidojë balancat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor