Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë të jetë i shqetësuar me rritjen e incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronave të kishës në Kosovë, gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan, Bill Keating dhe Gary Connolly.
Sipas mediave serbe, përveç diskutimeve dhe zhvillimeve aktuale në politikën e jashtme ndërkombëtare dhe mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, Gjuriq informoi kongresmenët Keating dhe Connolly për situatën në dialogun e vazhduar kohët e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Pavarësisht mesazheve dekurajuese që vijnë nga Prishtina, ekipi ynë, i udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Drejtori i Zyrës Qeveritare për Kosovën Petro Petkoviq, do të vazhdojë të avokojë për stabilitet dhe respekt për çdo marrëveshje. Beogradi ka vërtetuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë se e mban fjalën dhe se pala negocuese është e besueshme", theksoi Gjuriq.
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Gjuriq: Kemi befasi për çështjen e Kosovës
-
Rubio e Gjuriqi diskutojnë për rëndësinë e shtensionimit të situatës në Ballkan
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Gjuriqi mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së: Nis fushata për t’i mbrojtur serbët e Kosovës