Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se fakti që Kosova e Serbia e kanë pranuar dokumentin bazë të planit franko-gjerman, është një hap para. Ai ka thënë se Prishtina e Beogradi nuk kanë rrugë tjetër drejt marrëveshjes.
“Nuk ka rrugë tjetër drejt marrëveshjes. Të gjitha idetë tjera, si ruajtja e një konflikti të ngrirë, në fakt janë funksione të doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon evropian”, ka thënë Gjukanoviq për “Deutsche Welle”, ndërsa po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich.
Ai ka thënë se në ditët në vijim “do të vazhdojnë diskutimet për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit”. Ai ka shpresë se do të arrihet një marrëveshje.
Më 27 shkurt në Bruksel do të zhvillohet rundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi. Do të ketë takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Rama s’përjashton mundësinë e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë
-
Drashkoviq: Serbia s’ka shans tjetër pos planit franko-gjerman
-
Abazoviqi propozon që rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi
-
Kovaçevski: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja zgjidhje për stabilitetin rajonal
-
Haradinaj: Pranimi i Planit franko-gjerman e arritur e madhe