Arbëri

Gjuhet me ujë drejtori i Arsimit në Kuvendin Komunal të Podujevës

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Podujevës për të folur për gjendjen në arsim është ndërprerë kur këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani e ka gjuajtur me ujë drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu.

Seanca fillimisht ka shkuar në pauzë, pasi këshilltarët e Lëvizjet Vetëvendosje, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një këshilltare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë lëshuar seancën.

Ndërkohë që pas pauzës edhe pse nuk pati kuorum dhe kryesuesi dy herë e mbylli seancën, ajo ka vazhduar pasi ishin siguruar numrat e mjaftueshëm.

Këshilltarët e LDK-së e kanë akuzuar drejtorin Fetahu për punësime partiake e familjare duke i shpërfillur kriteret e ligjet në fuqi.

Por Fetahu ka thënë se nëse e gjejnë një familjar të tij të punësuar diku, ai jep dorëheqje.

 
Gjuhet me ujë drejtori i Arsimit në Kuvendin Komunal të Podujevës

Gjuhet me ujë drejtori i Arsimit në Kuvendin Komunal të Podujevës

Posted by Koha.net on Friday, May 20, 2022