Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjoshi: Zgjedhjet në veri shpërfaqën dobësinë e Kurtit

Betim Gjoshi - PDK

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se procesi i votimit në veri e ka shpërfaqur dobësinë e Qeverisë Kurti, duke u shpreh se kryeministri Albin Kurti “ta arritur të bëjë dëm të pariparueshëm për Kosovën”.

Ai ka shkruar në Facebook të dielën, se nëpërmjet këtij procesi ku pak qytetarë votuan për ose kundër shkarkimin e kryetarëve, u shpenzuan “qindra-mijëra euro e pa asnjë rezultat”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Gjoshit, ky proces ia dëmtoi Kosovës imazhin.

“Zero votues nëpër vendvotime. Shkolla të mbyllura. Humbje e qindra-mijëra eurove. Asnjë rezultat. Rikthim në pikën zero. Tani, kjo maskaradë, sepse e tillë është, kujt po i shërben? Pse ky ngulm me ia prishë kaq shumë imazhin Kosovës. Ku mbetën serbët lojal të kryeministrit? Përmes këtyre zgjedhjeve, vetëm sa u shpërfaq dobësia e këtij pushteti edhe një herë. Ju kemi thënë qysh në fillim që ky proces është anti-ligjor, i pamenduar mirë dhe, më e keqja, i dëmshëm – ashtu siç u vërtetua të dalë. Megjithatë, një gjë, përmes këtyre zgjedhjeve, kryeministri dhe Qeveria kanë arritur të bëjnë: dëm të pariaprueshëm Kosovës dhe proceseve demokratike. Çfarë tash, kryeministër”, ka thënë zyrtari i partisë opozitare.