Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjoshi: Qeveria po e mbron KEDS-in

Sekretari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka deklaruar se Qeveria Kurti po e mbron KEDS-in, duke shtuar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), është e komanduar nga partia në pushtet.

Sipas Gjoshit, në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti KEDS-it i është rritur profiti.

“Qeveria shihet se po e mbron interesin e KEDS-it në këtë rast, edhe ka kohë që me milionë euro i ka ndarë në mënyrë jotransparente. Po edhe ka vazhduar që t’i sjellë profitin kompanisë, bëjmë pyetje ministrit sa iu janë rritur të hyrat një korporate...ZRRE-ja e komanduar nga VV-ja dhe mund të japim argumente që e kanë ngritur çmimin e energjisë”, ka thënë sekretari i PDK-së të enjten në emisionin "Konfront" të KTV-së.