Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjinovci: KEDS-i duhet të nacionalizohet

Rron Gjinovci, panelist në Konfront, ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë është problem ideologjik, duke theksuar se KEDS-i duhet të nacionalizohet dhe t’i kthehet shtetit.

Ai është shprehur të mërkurën në Konfront të KTV-së se Qeveria Kurti i kishte dal në krah kompanisë private në dëm të qytetarëve. Sipas tij, e çuditshme është që një qeveri e majtë t’ia ruajë profitin kompanisë private.

“Rritja e energjisë është problem ideologjik, qeveria e ka avancuar si problem kur ka negociuar me një kompani private në emër të saj. Ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme që një qeveri e majtë u angazhua t’i ruante profitin kompanisë private... Unë s’kam ngarkesa, kjo kompani (KEDS) të nacionalizohet dhe të merret nga institucionet publike dhe të ketë çmim të energjisë elektrike shumë të ulët.

Artikuj të ngjashëm