Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka gisht direkt në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se përgjegjësia nuk qëndron te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), por te vetë politika qeveritare në sektorin e energjisë.
Sipas Shalës, ZRRE-ja ka humbur funksionin si mekanizëm i pavarur rregullativ dhe është shndërruar në një zgjatim të vendimeve politike dhe korruptive të ekzekutivit.
“ZRRE-ja duhet të ishte trup i pavarur, por tani është levë e dëgjueshme ndaj institucioneve që s’duhet të ndërhyjnë. Në tri herët e fundit kur është rritur çmimi i rrymës, ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Qeveria përmes direktivave, kuadrove dhe mekanizmave shtetërorë”, u shpreh Shala në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai kritikoi Qeverinë për mungesë të strategjisë afatgjatë dhe për dështim në investime të qëndrueshme në sektorin energjetik.
“Si është e mundur që për tri vjet kemi ndryshime drastike të çmimeve, pa asnjë investim strategjik, pa projekte rinovuese dhe pa një politikë të qartë? Të gjitha raportet tregojnë se kemi rritur importin e energjisë, ndërsa nuk kemi investuar në kapacitete prodhuese vendore”, shtoi ai.
ZRRE-ja më 11 prill pritet të marrë vendim për rritjen për 15 për qind të çmimit të rrymës.
Edhe
Shala: Sektori energjetik në gjendje të rënduar, qytetarët po paguajnë barrë të padrejtë
Shala ka thënë gjithashtu se tarifat tregtare të Kosovës ndaj SHBA-së do të duhej të ishin hequr menjëherë pas ndryshimeve politike globale, duke i quajtur ato si dëshmi të mungesës së strategjisë për eksport.
“Kjo është papërgjegjësi. Kjo qeveri ka pasur qasje negative ndaj disa bizneseve vendore. Na duhet ridizajnim i politikave tregtare për të rritur prodhimin vendor dhe për të përmirësuar balancën import-eksport”, përfundoi deputeti i PDK-së.
-
ZRRE: Vendimet për tarifa janë kompetencë ekskluzive e jona, asnjë institucion s’ka mandat t’i anulojë
-
PDK-ja akuzon Qeverinë se po i mbron interesat e kompanive private
-
PDK: Diskriminuese rritja e çmimit të rrymës, Qeveria Kurti mbështetëse e aferave korruptive
-
LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës: ZRRE-ja të mos bëhet vegël e pushtetit