Shefi i shtabit zgjedhor i PDK-së, Betim Gjoshi, ka përjashtuar si mundësi që ish-zv.ministri i Punëve të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Gjoshi, në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Cakaj është i mirëpritur në PDK, porse kësaj here nuk do të jetë pjesë e listës.
“Z. Cakaj është i mirëpritur në PDK, kemi rrugë bashkëpunimi me të, por kësaj here nuk pritet të jetë pjesë e listës së PDK-së. Ka edhe disa obligime të tij. Nuk përfundon jeta politike me këto zgjedhje”, ka thënë Gjoshi.
Cakaj, si zv.ministër në Shqipëri ishte edhe ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme deri para pak javësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjoshi: Të mos shfrytëzohet KQZ-ja për qëllime politike, Haxhiu ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së
-
Gjoshi: PDK-ja do ta drejtojë vendin, preferojmë koalicion me LDK-në para VV-së
-
Gent Cakaj jep dorëheqje, mohon se i bashkohet ndonjë partie në Kosovë
-
Pal Lekaj heq dorë nga kandidimi si deputet i AAK-së
-
Ferat Shala thotë se s’do të garojë për deputet: PDK-ja ka nevojë për ndryshim