Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjoshi: PDK-ja do ta drejtojë vendin, preferojmë koalicion me LDK-në para VV-së

Betim Gjoshi, PDK

Betim Gjoshi, sekretar organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se PDK-ja do të jetë drejtuese e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke u shprehur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Ai ka thënë të hënën në “Interaktiv” të KTV-së se PDK-ja ka planin më të mirë dhe i përfshin të gjitha nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Mendoj se kemi bërë një program që i përfshin të gjitha nevojat e kërkesat në Kosovë, përmes kandidatit për kryeministër, programit të mirë. PDK-ja është në trajektore që deri më 9 shkurt do t’ia mundësojë të drejtojë vendin. Kemi synimin që të jemi partia e parë. Hamza të jetë i nominuari nga presidentja për të udhëhequr...Që qytetarët të mos i marrin valixhet për një shëndetësi më të mirë apo për kushte të tjera...Ne do të ofrojmë qeverisje me qytetarët”, ka thënë Gjoshi.

Zyrtari i PDK-së ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka abuzuar me shumicën në Parlament duke kaluar ligje jashtëligjshëm, derisa ai tha se shumica e deputetëve të VV-së nuk njihen.

“...Më ka ardhur keq si qytetar i Kosovës që shumë prej atyre deputetëve që as nuk i njoh as s'ua di emrat, është abuzuar me ta më shumë sesa me qenë dele. Nuk është ofendim, a i njeh deputetët e shumicës? Nëse arrin nga 59 t'i numërosh 30, unë dal prej studios”, ka thënë Gjoshi, njëherit kandidat për deputet.

Gjoshi ka deklaruar se nëse PDK-ja fiton besimin qytetar mjaftueshëm për të qenë mandatar, preferojnë “para VV-së që të kenë LDK-në për koalicion apo ndonjë parti tjetër opozitare”.

Edhe Hamza: Kurti adresa nëse shkojmë në zgjedhje, s’i përjashtojmë protestat Arbëri Hamza: Kurti adresa nëse shkojmë në zgjedhje, s’i përjashtojmë protestat

“Është partia që ka më së shumti rënie në Kosovë”, ka thënë ai për Vetëvendosjen.

Për partinë në pushtet, Gjoshi është shprehur se e ka minimizuar demokracinë e Kosovës, derisa tha se është tentuar edhe të shkelet rendi kushtetues.