Nenad Milkoviq dhe Aleksandar Llaziq janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me nga gjashtë muaj burgim, masë që u është zëvendësuar me gjobë nga 4000 euro, për huliganizëm dhe pjesëmarrje në turmë, më 2021 në veri.
Të dy një ditë më parë pranuan fajësinë, ndërsa katër të akuzuarit tjerë Sreqko Sofronijeviq, Ilija Viqentijeviq, Millan Viqentijeviq, e Marko Rakiq nuk e pranuan.
Nëse të akuzuarit nuk dëshirojnë ose nuk mund të paguajnë dënimin me gjobë, atëherë dënimi me gjobë iu zëvendësohet me dënim me burgim.
Të dy akuzoheshin se në tetor të 2021-s, kishin sulmuar zyrtarët policorë të Kosovës me gurë, shufra druri e metali dhe me granata dore.
Sipas prokurorisë, të gjashtë të akuzuarit ua kanë zënë pritën Policisë duke vendosur barrikada, ndërsa mjetet e blinduara të Policisë janë goditur me plumba nga të shtënat me armë zjarri dhe me granata dore. Për pasojë, tre policë janë plagosur.
Avokatët Haxhi Millaku e Jelena Krikokapiq, që përfaqësojnë dy serbët të cilët e kanë pranuar fajësinë, kanë thënë se pranimi është bërë me vullnet të lirë.
-
Nga 4 mijë euro gjobë për dy serbët që e pranuan fajësinë për sulmin e 2021-tës ndaj Policisë
-
Dy prej gjashtë të akuzuarve e pranojnë fajësinë për huliganizëm në veri
-
Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim për sulm ndaj KFOR-it e Policisë
-
Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
-
Një serb dënohet me dy vjet burgim për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë