Arbëri

“Gjithologët” me personazhet e regjisorit Agon Myftari në emisionin “Desku”

Personazhet nëpërmjet të cilave regjisori Agon Myftari po përfaqëson zërin e qytetarëve kosovarë, tashmë janë bërë pjesë e rregullt e emisionit “Desku” në KTV.

Për emisionin “Desku”, ai do të prodhojë skeçe që ironizojnë me përditshmërinë e shoqërisë dhe rubrika është emërtuar “Gjithologët”.

“Më ka ardhur shumë mirë, kur pas një kohe të shkurtër që kur nisa me videot në Instagram në faqen time, u kontaktova prej KOHËS me idenë për bashkëpunim që të vij me një rubrikë të titulluar ‘Gjithologët’, me këto personazhet, karakteret e mija për disa minuta që të jem pjesë në këtë rubrikë në emisionin DESKU. Qëllimi kryesor është që njerëzit të relaksohen, të qeshin. Janë personazhe që njerëzit i kanë takuar edhe më herët në tavolina të kafeneve në qytete të ndryshme të Kosovës”, ka thënë regjisori Myftari për KOHËN.

Videot e Agon Myftarit të realizuara për “Desku”-n e KOHËS shikuesit do të mund t’i ndjekin çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:00 në KTV dhe 21:40 në TV Arta.

Myftari me personazhet si Sinani, Perpi, Astrriti, Avdyli, Blerimi e Noli është bërë hit në rrjetet siciale, sidomos në Instagram.