Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet t’ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”.
"Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vulin, transmeton agjencia Beta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i bëri këto komente në përgjigje të një deklarate të ministres së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, e cila kishte deklaruar se “shpërbërja e entiteteve të Bosnjës, duhet të bëhet me vullnetin e popullit dhe natyrisht me mbështetjen e jashtme".
Por, Vulin tha se “nëse ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës nuk njeh sistemin e Dejtonit, pse serbët do duhej ta njohin Bosnje dhe Hercegovinën?".
Republika Serbe së bashku me Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.
Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.
Pothuajse 26 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, e cila rezultoi me rreth 100,000 njerëz të vrarë, vendi mbetet etnikisht i ndarë midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve./Rel