Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vazhdën e takimeve të Costës me liderë politikë gjatë vizitës në Kosovë.
Siç ka njoftuar AAK-ja, Gjini gjatë takimit ka riafirmuar pozicionin e palëkundur të AAK-së për rrugëtimin euroatlantik të vendit, duke theksuar se për Kosovën, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten orientimi i vetëm strategjik dhe pa alternativë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi vlerësoi se Kosova ka ende reforma dhe obligime për të përmbushur në rrugën drejt integrimit, duke nënvizuar nevojën për institucione të forta dhe stabile.
“Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale”, theksoi Gjini, duke shtuar se pas rezultatit të zgjedhjeve pritet të qartësohen hapat e ardhshëm dhe plani i punës për të ardhmen e vendit.