Ardian Gjini, që në mungesë t kreut të AAK-së Rmush Haradinaj, e përfaqësoi partinë në takimin me Federica Mogherinin tha se është e vërtetë që Përfaëqsuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së kërkoi që demarkacioni të ratifikohet.
Por, sipas Gjinit, kjo nuk do të thotë që demarkacioni duhet të ratifikohet gabimisht për çka opozita mbetet e bindur se është e tillë.
“Mogherini ka kërkuar që të ratifikohet demarkacioni, por jo në këtë mënyrë dhe këtë version”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visa Ymeri ka thënë se “nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve sa i përket votimit të demarkacionit me Malin e Zi, sepse përndryshe i bie që ne do të pajtohemi me versionin aktual të demarkacionit dhe do të tradhtonim interesat e shtetit dhe të qytetarëve”.
Jakup Krasniqi nga Nisma nuk është prononcuar pas takimit me Moghernin.
-
Gjini tregon qëndrimin e AAK-së për demarkacionin
-
Opozita, e palëvizshme në kërkesat e saj për demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave
-
Ymeri tregon se çfarë i tha Mogherinit në raport me demarkacionin
-
Opozita nuk ndryshon qëndrimet as pas takimit me Mogherinin
-
Një ditë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend