Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani subvencionon 847 fermerë për mbjelljet vjeshtore

Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë së Bujqësisë sot ka bërë shpërndarjen e farës së grurit për 847 fermer me mbi 140 mijë kilogram gjithsej, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ky është një subvencionim i drejtpërdrejtë dhe stimulim për punimit e tokës bujqësore, përcaktim ky që në vazhdimësi është thënë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe është duke u realizuar me kapacitete të plota nga Drejtoria e Bujqësisë.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ky është viti i pestë që me përkushtimin e kryetarit të Komunës, po vazhdohet mbështetja e fermerëve në fusha dhe forma të ndryshme, sikur sot me farë të grurit.

Artikuj të ngjashëm