Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani shpall javën e barazisë gjinore nëpër shkolla

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit ne komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, prej 2-6 mars e shpall javën e barazisë gjinore nëpër të gjitha shkollat e komunës.

Gagica përmes një komunikate për media ka njoftuar se kjo iniciativë bëhet në bashkëpunim me Komitetin për Barazi Gjinore, Komitetin e Arsimit dhe Zyrën Rajonale te OSBE-së në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 marsin.

Gagica thekson se Drejtoria Komunale e Arsimit e mirëpret këtë aktivitet ngase, jo vetëm që bën sensibilizimin e gjeneratave të reja për rolin e gruas në histori, por edhe e ngrit kulturën e debatimit për barazinë gjinore nëpër shkolla, gjë e cila kërkohet edhe me Ligjin për Barazi Gjinore.

“Për më tepër, Gagica njofton se ky projekt është organizuar edhe në vitin 2019 dhe duke e parë si të suksesshëm, do të organizohet në vazhdimësi me qëllim që temat e rëndësishme si kjo të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit brenda orëve të edukatës qytetare dhe të historisë”, thuhet tutje në njoftim.