Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani rrezikon humbjen e 5 milionë eurove për Zonën ekonomike

Ministria e Tregtisë i ka bërë thirrje Qeverisjes lokale të Gjilanit që të krijojë kushte për themelimin e Zonës ekonomike dhe në rast se kjo çështje neglizhohet, atëherë rrezikohen 5 milionë euro investime, të cilat do të destinoheshin për ngritjen e kësaj zone.

Mirëpo pushteti lokal i Gjilanit i mban shpresat në shfrytëzimin e Zonës ekonomike të Komunës së Vitisë, i cili projekt është në zhvillim e sipër, ngase ata nuk kanë prona komunale, të cilat do të garantonin që Zona ekonomike e Gjilanit të jetë funksionale, shkruan sot Koha Ditore.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, thotë se ata kanë bërë punë në indetifikimin e hapësirave komunale për Zonën ekonomike, por të cilat kanë sipërfaqe të vogla. Thotë se janë duke negociuar me Komunën e Vitisë që të arrihet një marrëveshje për shfrytëzimin e Zonës ekonomike, e cila do të ndërtohet në fshatin Budrigë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)