Komuna e Gjilanit ka pranuar 640 doza të vaksinës AstraZenecas që do përdoren për vaksinimin e personave mbi moshën 65-vjeçare. Komuna njofton se prioritet është grup mosha mbi moshën 70-vjeçare, që janë regjistruar por ende s’kanë marrë vaksinë.
“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVaksinimi do bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica” në rrugën “Pajazit Ahmeti”.
Sipas njoftimit, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, disa prej tyre nga ekipet mjekësore dhe disa të grupmoshës mbi moshën 75-vjeçare.
“Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20916 mostra, 6373 kanë rezultuar pozitivë, 6146 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 83 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 dhe 61 mostra në pritje për rezultat”, thuhet tutje.