Nga Liqeni i Përlepnicës furnizohet me ujë pjesa më e madhe e qytetit të Gjilanit.
Mirëpo, këtë vit niveli i ujit ka rënë e që nga 14 qershori, Komuna e Gjilanit ka shpallur gjendje emergjente për ujë të pijshëm. Banorët thonë që muajt e fundit po furnizohen me ujë nga pusi.
E në disa lagje ka ujë, mirëpo që nuk përdoret për pije e ka reduktime të shumta.
Për këtë, komuna e Gjilanit ka themeluar Task - Forcën për gjetjen e një zgjidhjeje.
Mirëpo, kanë kaluar dy muaj e sipas Arbëreshë Kryeziu – Hysenit, ende komuna nuk ka marrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë problem.
Arbëreshë Kryeziu – Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, madje, thotë që tashmë janë shtuar edhe më shumë reduktimet e ujit të pijes.
Edhe
Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për hapjen puseve të reja
Ndërkaq, nga Komuna e Gjilanit thonë që tashmë kanë mbetur vetëm çështjet teknike që duhet të përfundohen për të filluar me hapjen e puseve prej nga do të furnizohen me ujë banorët e Gjilanit.
Udhëheqësia e Gjilanit ka hartuar një plan për ndërtimin e pendës së re që, sipas tyre, do të zgjidhte problemin e ujit të pijshëm në Gjilan për pesëdhjetë vitet e ardhshme.
-
Gjilanit i shtohen javën tjetër edhe dy puse për furnizim me ujë
-
Ende reduktime të ujit në Gjilan, qytetarët e fajësojnë Hazirin që s’po merret me problemin
-
Nëse niveli i ujit në Përlepnicë bie nën 7 metra nga 9 sa është tani, gjilanasit mbesin pa ujë
-
Gjilani ka rezerva të ujit të pijshëm vetëm edhe për një muaj