Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilanit i shtohen javën tjetër edhe dy puse për furnizim me ujë

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme ka diskutuar për problemin e furnizimit më ujë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli ka bërë të ditur se zgjidhja e vetme emergjente për qytetin e Gjilanit, janë puset dhe në këtë drejtim po punohet bashkërisht me kompaninë Hidromorava, raporton Koha.net.

Sipas tij, javën tjetër lëshohen edhe dy puse tjera te lagja Fidanishte, me të cilat synohet të zbutet gjendja e furnizimit me ujë.

Nënkryetari Ismajli ka premtuar se çështja e ujit është dhe do të jetë prioritet për komunën e Gjilanit dhe nëse është e nevojshme do të lihen anash projektet tjera, derisa gjendja të zbutet përmes puseve.