Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani pa parkingje komunale, veturat parkohen ku të munden

Veturat në Gjilan parkohen kudo dhe këmbësorëve ua pamundësojnë qarkullimin e lirë.

Qytetarët ankohen dhe akuzojnë komunën se asnjëherë nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi, raporton KTV.

Telashe përbëjnë edhe taksistët e shumtë të kësaj komune.

Ata vet e pranojnë se ka raste kur i bllokojnë trotuaret për të pritur pasagjerin.

Se do të zgjidhet problemi i parkingjeve, u premtua shumë gjatë fushatave zgjedhore.

Edhe Gjilani përballet me mungesë të parkingjeve publike Arbëri Gjilani përballet me mungesë të parkingjeve publike

Por, sipas Hekuran Aliut nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar, asnjëri prej kandidatëve për kryetar të Gjilanit nuk ofroi plan konkret për këtë.

E drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Naser Korça, ka thënë se shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i parkingjeve në Gjilan.

Sipas planit, njëri pritet të jetë te tregu, ndërsa tjetri në qendër.

Në anën tjetër, 20 parkingje private ekzistojnë në komunën e Gjilanit por nuk janë të regjistruara.

Drejtori i shërbimeve publike tha se u është dërguar kërkesa për regjistrim por ende nuk janë pajisur me leje.

Edhe Ndërtimi i autoparkut të ri në Gjilan, peng i lokacionit Arbëri Ndërtimi i autoparkut të ri në Gjilan, peng i lokacionit

Rrjedhimisht këto parkingje ilegale, meqë komuna nuk përfiton asgjë prej tyre,

konsiderohen si prona të uzurpuara.