Komuna e Gjilanit në kuadër të shënimit të ditëve të lirisë ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të suksesshmit e sektorit të bujqësisë.
“Calabria” është nderuar për partneritetin strategjik për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë së mishit dhe sektorit të blegtorisë në përgjithësi, Muhamet Shala, për rezultatet e arritura në sektorin e bujqësisë në përgjithësi dhe lavërtarisë në veçanti, ndërsa USAID- programi AGRO, për partneritetin strategjik në të gjitha fushat, e në veçanti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të perimtarisë.
Komuna ka ndarë edhe një mirënjohje Post Mortum për Ramadan Hamidin, për kontributin, angazhimin dhe rezultatet e arritura në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti ngritjen e sektorit të lavërtarisë dhe perimkulturës në komunën e Gjilanit.
Kryetari Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë thënë se ky është një vlerësim i vogël i Komunës karshi punës së madhe që kanë treguar të sipërpërmendurit.
-
Hyseni premton mbështetje për fermerët në Gjilan
-
Wolt në Gjilan nga 18 qershori: Shkarko aplikacionin dhe porositë, përfito nga ofertat ekskluzive
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
-
Gjini premton ta kthejë bujqësinë në motor të zhvillimit ekonomik
-
Gjini premton lehtësime për bujqit: Do të heqim taksat për tokat e mbjella