Në Gjilan është mbajtur festa e falënderimeve “Darka e Lamës”, në vigjilje të festës së 28 nëntorit, me pjesëmarrje të kryetarit Lutfi Haziri, deputetëve të Kuvendit të Republikës, pronarë të bizneseve e qytetarët, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net
“Sonte po bëhemi bashkë në sofrën tradicionale Darka e Lamës. Ne krenohemi sa I përket agroindustrisë. Ne kemi prodhime Made in Gjilan më shumë se krejt Kosova së bashku. Po bëhemi qendra kryesore e përpunimit të mishit, ushqimit dhe subvencionimet në sektorin e bujqësisë në Gjilan kanë kaluar shumën e mbi 1.5 milionë euro”, tha Haziri, në hapjen e kësaj ngjarje.
“Krahas përpunuesve gjilanas, sot nderojmë prodhuesit vendor të cilët bartin barrën kryesore të vëshirqësive për arritjen e rezultateve. E vlerësojmë angazhimin e mbi 1 mijë lavërtarëve, 600 blegtorëve, 300 bletarëve, e mbi 120 pemëtarëve etj. Mbështetja e bujqëve në qeverisjen Haziri është modeli më unikat në krejt Kosovën. Kërkojmë nga qeveria e Kosovës dyfishimin e granteve për subvencioneve”, ka thënë drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.
-
Në Gjilan shtrohet Darka e Lamës, Haziri thotë se po e vazhdon traditën e ish-presidentit Rugova
-
Peci propozon që “Darka e Lamës” të jetë festë kombëtare
-
Darka e Lamës shënohet me policinë në kampin “Enver Zymeri”
-
“Darka e Lamës” mbledh figurat shtetërore
-
Gjilani mbledh 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti