Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur sot me kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.
Procesin e fillimit të kontrolleve sistematike e ka parë nga afër drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu dhe i ai QKMF-së, Fejzulla Berisha.
“Kontrollet do të zgjasin pesë muaj duke përfshirë të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjilanit. Janë të paraparë gjithsej 30 parametra për ekzaminim nga ekipi i mjekësisë familjare si dhe ekipi i stomatologjisë sa i përket shëndetit oral. Rezultatet e fituara do t’i prezantojmë në fund të këtyre kontrolleve dhe do t’i krahasojmë me vitet e tjera paraprake për të ardhur në përfundim me rekomandime të caktuara si kujdes parësor shëndetësor”, ka thënë me këtë rast drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha.
Ky është viti i katërt me radhë që Gjilani i realizon kontrollet sistematike për nxënësit e shkollave fillore.
-
Gjilani nis kontrollat sistematike të nxënësve për të pestin vit me radhë
-
Fillojnë vizitat sistematike shëndetësore për filloristët në Ferizaj
-
QKMF-ja nis vizitat sistematike shëndetësore për filloristët
-
Kontrolle sistematike shëndetësore për nxënësit
-
Nisin kontrollet sistematike shëndetësore të filloristëve në Prishtinë