Tiranë, 27 shtator – Gjiganti ndërkombëtar “Hilton” hapi dje zyrtarisht dyert në kryeqytetin e Shqipërisë, duke premtuar një cilësi të lartë në shërbimin e hotelerisë, por edhe një alternativë më shumë për turistët.
Në inaugurimin e këtij hoteli me 5 yje, ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike, por jo vetëm.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur me këtë rast, tha se hapja e një hoteli të tillë me 5 yje, së shpejti do të ndiqet edhe nga të tjerë jo vetëm në kryeqytet, por edhe përgjatë bregdetit.
Rama e konsideroi çeljen e “Hilton Garden” si një vepër që shënon një moment të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese të hotelit, Erdit Selmani mbajti fjalën e rastit, ndërsa theksoi se klima e biznesit ka ndryshuar vitet e fundit.
“Hilton Garden” do të shërbejë për evente, restorante, ambiente për aktivitete, ndërsa synohet zgjerimi i aktivitetit. Hoteli me 5 yje ka 140 dhoma dhe do të jetë një adresë cilësore, jo vetëm për turistët, por edhe për aktivitete të ndryshme, të cilat do ta gjallërojnë edhe këtë lagje të Tiranës.
-
Rama: 8.5 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në gusht në Shqipëri
-
Investimi miliardësh i dhëndrit të Trumpit në Sazan, Rama: Ishulli kthehet në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe
-
Clintoni sot në Shqipëri
-
Clintoni nesër në Shqipëri, nderohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”
-
Clintoni në Tiranë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së