Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë, të hënën dhe të martën (3 dhe 4 korrik).
Clintoni dhe delegacioni që e shoqëron, sipas njoftimit, do të mbërrijë në Tiranë gjatë pasdites të së hënës. Në orën 19:00, Clintoni do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Clintoni do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19:05, kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do ta ftojë presidentin Clinton të marrë çmimin e akorduar.
Ndërsa, në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i presidentit. /KSP
-
Clintoni sot në Shqipëri
-
Clintoni në Tiranë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
-
Rama falënderon Klintonët e Hilarit e Kosovës që morën pjesë në ceremoninë e të hënës
-
Presidenti Bill Clinton në pritje për ngushëllime te familja Osmani, në nderim të Osman Osmanit në Nju-Jork
-
Presidenti kinez mbërrin në SHBA, Trumpi e pret me ceremoni shtetërore