Kryeministria e Shqipërisë ka dhënë detaje nga vizita që presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të zhvillojë në Shqipëri në datat 3 dhe 4 korrik 2023.
Presidenti Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 19:05 kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 të së hënës do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të SHBA-së Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit. /A2news
-
Clintoni nesër në Shqipëri, nderohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”
-
Clintoni në Tiranë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
-
Rama falënderon Klintonët e Hilarit e Kosovës që morën pjesë në ceremoninë e të hënës
-
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni